Pas një nate plot emocione në Prishtinë, ku ëndrra për Botërorin u shua përballë Turqisë, kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, foli me krenari për rrugëtimin e ekipit: “Eliminimi është shumë i hidhur, kemi luftuar prej ditës së parë deri këtu.
E nisëm fushatën kualifikuese me humbje të thellë dhe menduam se nuk ka kthim, por vazhduam mirë. Jam shumë krenar me bashkëlojtarët e mi. Ndihem shumë krenar që jam ndër kapitenët e kësaj Kosove.
Do të doja shumë ta udhëhiqja ekipin në Amerikë, por fati nuk deshi. Unë nuk e di a do të jem pjesë e saj, por Kosova do të kualifikohet në një kompeticion të madh. Sonte kemi pasur shumë raste, më dhimbset gjithë ekipi, gjithë shteti. Gjithë kjo përkrahje…”
The post Muriqi zemërthyer: Fati nuk na deshi, më dhimbset gjithë ekipi, gjithë shteti… appeared first on Telesport.










