Pas një mbrëmjeje të dhimbshme, që i la ëndrrat pezull, trajneri i Kosovës, Franco Foda, doli përpara mediave me emocione të forta, duke pranuar zhgënjimin, por pa humbur krenarinë për skuadrën dardane: “Sot jemi të gjithë të mërzitur. U munduam dhe deshëm që të kualifikoheshim në Botëror. Ishte e mundur ndaj Turqisë për 90 minuta dhe jam krenar me djemtë. Mendoj se i gjithë ekipi e ka përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu do të shkojmë përpara”.
Tekniku vlerësoi edhe mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve, duke theksuar se Kosova kishte një mision të qartë; të luftonte për çdo top: “Dua ta shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë tifozët që ishin sonte në stadium dhe na mbështetën në shtetet e tjera kur ishim mysafirë. Më e rëndësishmja është ajo që i kam thënë edhe ekipit, kushdo që e përcjell Kosovën duhet të bindet se lojtarët e mi japin shpirtin në fushë”.
Në fund, ai dha edhe një sinjal të qartë për të ardhmen e tij në krye të Kosovës: “Synimi ishte kualifikimi në Botëror, por të shohim tani për të ardhmen time. Ishim një ndeshje larg Botërorit, skuadra po zhvillohet mirë. Kemi punuar shumë dhe mundi shpërblehet, kjo ka ndodhur me ekipin. Nuk e kam plan që ta lë Kosovën sepse më pëlqen vendi dhe populli këtu”.
The post Foda flet pas zhgënjimit: Krenar me djemtë, Kosova u përfaqësua me dinjitet appeared first on Telesport.










