Pas humbjes nga Turqia, prishtinasit ikin nga sheshi – por bërllokun e lanë pas

Kombëtarja e Kosovës në futboll është mposhtur nga Turqia në “Fadil Vokrri” në finalen e play-off-it për Botëror.

Ndeshja u transmetua në të gjitha qytetet e Kosovës, nëpër ekrane të mëdha.

Aty u mblodhën shumë qytetarë, duke përjetuar emocionet e kësaj përballjeje.

Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes, sheshet u lanë si më keq – bërllok gjithandej.