Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka treguar se ndeshjen Kosovë – Turqi po e ndjek rrugës nga Haga në Prishtinë.
Ai u shpreh se nuk ka rrugë që i ndalë shqiptarët sot të festojnë këtë ndeshje historike, përcjell Klankosova.tv.
“Rrugës nga Haga në Prishtinë, por me zemër te djelmoshat tanë në fushë. Nuk ka rrugë që i ndalë shqiptarët sot të festojnë ndeshjen historike të Kosovës. Hajde shqipeee”, ka shkruar Ismaili.










