Pothuajse në të gjitha trojet shqiptare, atmosfera është duke kulmuar në këto momente, në prag të nisjes së ndeshjes historike për Kosovën kundër Turqisë.
Kështu është edhe në Ferizaj, nga ku gazetarja e Klan Kosova, Vesa Hoda, na njofton se qytetarët kanë nisur të mblidhen në shesh për të parë këtë ndeshje në ekranin e madh.
Ndiqeni raportimin e gazetares Hoda:










