Gazetari i Klan Kosovës, Andi Shabani, ka realizuar një lidhje direkte nga Stadiumi “Fadil Vokrri”, ku u shpreh se lojtarët tanë tashmë kanë dalur në fushë për ngrohjet para ndeshjes.
Ai është shprehur se ka zhvilluar një bisedë me Atdhe Nuhiun, i cili është shprehur se lojtarët e Kombëtares së Kosovës do të jenë më të kujdesshëm në këtë ballafaqim.
Nuhiu gjithashtu është shprehur se futbollistët tanë janë me besim të plotë që mund ta arrijnë kualifikimin.
“Stadiumi “Fadil Vokrri” është mbushur plot, pasi tifozët tashmë i kanë zënë vendet e tyre. Vetëm pak minuta më parë zhvilluam një bisedë me me asistentin e Franko Fodës, Atdhe Nuhiun, ish-futbollist i Kombëtares, i cili na dha disa ekskluzivitete, duke treguar se Kosova do të jetë më e kujdesshme në këtë ballafaqim ndaj Turqisë, për shkak të aftësive fizike individuale që i kanë futbollistët turk, por ai bëri me dije se do të provojnë t’i luajnë shanset e tyre dhe kanë besimin e plotë që mund ta arrijnë kualifikimin”, tha ai./Klankosova.tv










