Ekskluzive nga Arlind Sadiku: Formacioni i Kosovës nuk ndryshon nga ai kundër Sllovakisë (VIDEO)

Drejtori i Artmotion, Arlind Sadiku ka dhënë detaje ekzkluzive për formacionin e Kosovës kundër Turqisë.

Sadiku në një paraqitje direkte në edicionin special të Klan Kosovës, ka thënë se trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, nuk ka ndryshuar asgjë në formacionin që luajti edhe kundër Sllovakisë.

Ai ka thënë se Edon Zhegrova dhe lojtarë tjerë të Kosovës, do të jenë në dispozicion për pjesën e dytë.

Derisa, ka shtuar se ende nuk e di formacionin e Kombëtares së Turqisë. /Klankosova