Erdhi nga Gjermania për ta parë ndeshjen, mërgimtari i bindur që Kosova sonte fiton (VIDEO)

Gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha ka përcjellur nga afër atmosferën në sheshet kryesore të Prishtinës, duke thënë se ka njerëz nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë ardhur për ta ndjekur ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë.

Ajo intervistoi edhe një mërgimtar i cili ka ardhur nga Gjermani për ta parë ndeshjen dhe i njëjti u shpreh i bindur në fitoren e Kosovës.

“Atmosfera qenka shumë e mirë në Prishtinë. Jemi të sigurt, e kemi ndjenjen që sonte do të fitojmë, fitorja është e jona. Unë e kam një ndjenjë që jemi shumë të fortë dhe besoj në një rezultat 3:1”, tha ai./Klankosova.tv