Transmetimi special i Klan Kosovës ka sjell edhe pamje speciale brenda dhomës së zhveshjes së futbollistëve.
Pak orë para nisjes së ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në finalen për Kupën e Botës, ku nga kjo dhomë “Dardanët” do të bëhen gati për ta “pushtuar” fushën e gjelbër, për çka shqiptarët presin triumfin e tyre.
Në pamjet ekskluzive të Andi Shabanit janë parë fanellat e të gjithë futbillistëve, si dhe disa gjëra ushqimore, e të tjera.
Nga ky vend, e këto hapësira brenda stadiumit “Fadil Vokrri”, “Dardanët” do të nisen për të dalë në fushë e kthimi në to shpresohet të jetë me këngë, brohoritje pas fitores përballë Turqisë. /Klankosova








