Fisnik Asllani dhe Kosova do provojnë sonte të shkruajnë historinë, pasi në rast se mposhtin Turqinë në “Fadil Vokrri” do të shkojnë në Kupën e Botës 2026. Përveç këtij momenti historik, sulmuesi dardan është gati po ashtu të bëjë një hap gjigant në karrierë.
Me formën fantastike që ka treguar në sezonin e tij të parë në Bundesligë, Asllani ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 7 asiste te Hoffenheim, duke përfunduar në radarin e disa klubeve të mëdha. Mediet spanjolle bëjnë me dije se sulmuesi dardan pëlqehet shumë nga Barcelona.
Katalanasit e shohin Fisnik Asllanin si një investim për të ardhmen dhe janë gati të paguajnë klauzolën e vendosur nga Hoffenheim për kartonin e tij që është shifra 30 milionë euro. Përveç Barcelonës, për Asllanin ka interes konkret edhe nga Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.
The post Me mendjen te bileta për në Botëror, por edhe te Barcelona. Zbulohet oferta e parë e katalanasve për sulmuesin dardan appeared first on Telesport.








