“Gashtë motrat e tua të presin me fitore…”/ Selin merr mesazh nga kunatat: Motrat e Gimbos jeni dhe…

Gjashtë motrat e DJ Gimbos i kanë dërguar një mesazh mbështetje Selin në “Big Love”. Mbrëmjen e djeshme, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5” janë surprizuar nga mesazhet e fansave, miqve apo dhe familjarëve.

“Selin je më e mira, vazhdo luaj fort si një luaneshë që je. Gjashtë motrat e tua të presin me fitore. Të puthim fort kunatat”, kanë shkruar motrat e ish-banorit të këtij edicioni të reality show-t.

Ndërkohë Selin i ka falënderuar shumë kunatat e saj, duke u thënë se tashmë janë edhe motrat e saj. Ajo shton se me zor po pret që t’i takojë si dhe i përqafon dhe puth me shumë dashuri.

“Ju dua shumë, shumë motrat e Gimbos, jeni dhe motrat e mia. Jeni vajzat më fantastike, nënat më të sakta. Ju përqafoj dhe ju puth me shumë dashuri. Me zor pres të takohemi. Faleminderit shumë, shumë, shumë”, shprehet banorja, e cila u suprizua dhe gëzua nga motrat e DJ Gimbos.