Fifi feston ditëlindjen, kaq vjet ka mbushur sot

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Filloreta Raçi, e njohur gjerësisht si Fifi, ka festuar ditëlindjen e saj të 32-të në një atmosferë plot dashuri. Ky përvjetor e ka gjetur artisten më të përmbushur se kurrë, teksa njerëzit e saj më të afërt kishin planifikuar çdo detaj për ta bërë këtë ditë të paharrueshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fifi ndau me ndjekësit momentin e befasishëm kur familjarët e saj e surprizuan në errësirë me një tortë dhe qirinj. Artistja pranoi se nuk priste asgjë, duke u shprehur: “La famiglia më kapi plotësisht në gafil… surpriza më e mirë e ditëlindjes ndonjëherë”. Në videon e publikuar, shihet gëzimi i këngëtares, e cila tashmë ka hyrë në atë që ajo e quan me shaka si mosha “32 n’kajmak”.

Ky 32-vjetor e gjen Fifin në një balancë perfekte mes karrierës së suksesshme dhe një jete familjare të konsoliduar.