Prizrenasi i bindur: Andrra e Kosovës për Amerikë gjithmonëe më afër, 3-0 do të fitojmë (VIDEO)

Edicioni Special i Klan Kosovës ka nisur me emocione të mëdha për ndeshjen Kosovë – Turqi, që zhvillohet sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Direkt nga Prizreni, gazetaret Gresa Nitaj dhe Artina Breznica, kanë sjellë atmosferën para përballjes së madhe.

Një qytetar nga ky qytet tha se shpreson se ëndrra amerikane është afër, duke prognozuar një rezultat prej 3 me 0, për Dardanët.

“Jemi përgatitur për këtë ndeshje sepse andrra jonë për Amerikë është gjithmonë më afër. Unë vi nga Prizreni, kryeqyteti kulturor shqiptar. Rezultati do të jetë 3-0 për Kombëtaren tonë. Unë jam i bindur se Kosova e ka shansin të arrijë për Amerikë.”/Klankosova.tv