Federata e Futbollit të Kosovës përmes një videoje ka paralajmëruar se gjithçka është gati për finalen e madhe kundër Turqisë.
“Sonte luhet për ëndrrën”, shkruan FFK transmeton Klankosova.tv.
Ndeshja historike luhet me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” synojnë ta bëjnë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror.
Kjo lojë po pritet me padurim dhe shumë emocione nga të gjithë shqiptarët që sonte presin fitoren e kombëtarës së Kosovës.










