Ish-sulmuesi i Interit, Milanit dhe Real Madridit, Ronaldo Luís Nazário de Lima, ka shprehur besim të plotë te trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, në prag të Botërorit 2026: “Jam i sigurt se do të ndihmojë në rregullimin e detajeve të vogla që mungojnë para Kupës së Botës, – deklaroi “Fenomeni” në një intervistë për Konfederatën Braziliane të Futbollit (CBF), pasi vizitoi grumbullimin e skuadrës për miqësoren ndaj Kroacisë.
Ish-lojtari, që ka punuar me Ancelottin te Milani, vlerësoi si trajnerin, ashtu edhe skuadrën, duke theksuar se “Brazili ka talente të pabesueshme dhe një trajner jashtëzakonisht të aftë”. Në praninë e Ronaldos dhe kampionit tjetër të botës, Rivaldo, u zhvillua stërvitja e ekipit, ku u pa një ambient i qetë dhe shëndetshëm, pavarësisht presionit.
Ai theksoi se Brazili “do të jetë gjithmonë favorit për Botërorin, për shkak të cilësisë dhe historisë”, duke shtuar se “lojtarët duhet të marrin përgjegjësi për pritshmëritë e larta”. Ronaldo, kampion bote më 1994 dhe 2002, siguroi se do të vazhdojë ta mbështesë kombëtaren.
The post Ronaldo, “gojëmbël” për Ancelottin: Jashtëzakonisht i aftë, do ta ndihmojë Brazilin në detajet e vogla appeared first on Telesport.









