HBO ka publikuar trailer-in e dytë për sezonin e tretë të serialit të njohur “Euphoria”, duke i dhënë publikut një vështrim më të plotë mbi ngjarjet e reja dhe rikthimin e personazheve kryesore.
Një nga momentet më të veçanta të trailerit është paraqitja e fundit e aktorit Eric Dane, i cili rikthehet në rolin e Cal Jacobs.
Në një nga skenat e publikuara, personazhi i tij përballet sërish me Jules, të interpretuar nga Hunter Schafer, duke rikthyer tensionet dhe marrëdhënien e komplikuar mes tyre.
Foto: YouTube
Ndërkohë, rikthehet edhe Nate Jacobs, i luajtur nga Jacob Elordi, duke shtuar pritshmëritë për zhvillime dramatike në sezonin e ri.
Eric Dane ndërroi jetë më 19 shkurt në moshën 53-vjeçare, pas një beteje me sëmundjen ‘Skleroza Lateral Amiotrofike’.
Ai kishte zbuluar diagnozën në prill të vitit 2025, por pavarësisht kësaj vazhdoi punën dhe arriti të përfundojë xhirimet për sezonin e tretë, vetëm pak ditë pasi kishte nisur prodhimi.
Premiera e shumëpritur është caktuar për 12 prill në platformat HBO dhe HBO Max.











