Pas fitores 4-3 ndaj Zvicrës disa ditë më parë, kombëtarja gjermane fitoi edhe në miqësoren e dytë të programuar, duke mundur 2-1 Ganën, sukses që erdhi vetëm në minutat e fundit. Trajneri i ekipit kombëtar, Julian Nagelsmann, reflektoi duke u përqendruar te anët pozitive dhe fushat ku ende mund të përmirësohen.
“Pashë shumë gjëra të mira. Shënuam shumë gola dhe krijuam shumë raste, por na u desh të përballonim edhe disa momente të vështira. Mendova se mentaliteti ishte i mirë dhe kështu ishte edhe fakti që ishim plotësisht të përkushtuar gjatë dy ndeshjeve. Edhe dje, djemtë u rikthyen me meritë te goli dhe fituam”, tha Nagelsmann.
Më tej, ai shtoi: “Ka ende disa gjëra që mund të bëjmë më mirë në mbrojtje. Të fitosh pa pësuar gol është gjithmonë mirë. Mbi të gjitha, pres dhe dua që ne t’i fitojmë ndeshjet dhe e realizuam këtë objektiv. Këto ishin dy teste të mira, që na dhanë disa indikacione pozitive për të ardhmen”.
The post Nagelsmann: Fituam dy miqësore dhe pashë gjëra pozitive, por s’duhet të pësojmë kaq shumë gola appeared first on Telesport.










