Bernardo Silva ka zgjedhur Barcelonën, por katalanasit e mbajnë pezull. Juventusi shpreson

Është një garë e hapur mes Juventusit dhe Barcelonës për Bernardo Silva. Largimi i portugezit nga Manchester City duket tashmë i sigurt dhe nga Portugalia vijnë detaje të reja për dëshirën e 31-vjeçarit. Sipas “A Bola”, ai ka vendosur në krye të listës së dëshirave Barcelonën për eksperiencën e fundit të madhe në karrierë. Agjenti i njohur Jorge Mendes ka informuar Laportën dhe Decon, me të cilët ka marrëdhënie shumë të mira. Megjithatë, marrëveshja nuk është e sigurt.

Barcelona nuk e konsideron prioritet, pasi mendon se është e mbuluar në repartin ofensiv. Kjo i hap derën Juventusit, që ka ofruar kontratë 3-vjeçare me 7-8 milionë euro në sezon. Një ofertë e rëndësishme, por lojtari aktualisht e ka lënë në plan të dytë, duke pritur Barcelonën përpara se të vendosë.

Alternativat nuk mungojnë, veç Juventusit janë disa klube të MLS (përfshirë Inter Miami i Messit) dhe Arabia Saudite. Gjithashtu përmendet Galatasaray, ndërsa duket i vështirë rikthimi te Benfica e drejtuar nga José Mourinho.

 

The post Bernardo Silva ka zgjedhur Barcelonën, por katalanasit e mbajnë pezull. Juventusi shpreson appeared first on Telesport.