“Jemi qenie njerëzore. Është e kotë ta theksojmë që e ndiejmë edhe ne ndeshjen. Jemi gati dhe të karikuar. Jemi një grup i ri, është normale të ketë pak nervozizëm”. Kështu u shpreh Gianluigi Donnarumma para finales së “play off”-it ndaj Bosnjës për Botërorin: “Është ndeshje shumë e rëndësishme, duhet ta nisim mirë. Nuk duhet të përsërisim gabimet e pjesës së parë ndaj Irlandës”.
Për eksperiencën: “Jam krenar për atë që kam bërë me kombëtaren. Kam pasur gëzime dhe dhimbje. Kam humbur dy Botërorë, vetëm ne e dimë sa shumë na ka rënduar. Duam ta çojmë Italinë aty ku e meriton dhe t’u japim tifozëve një gëzim të madh”.
Në konferencë shtoi: “Duhet të japim gjithçka, do të jetë ndeshje e vështirë, nevojitet qetësia e duhur. Duhet të jemi të fortë, ata do të vrapojnë me 100 në orë dhe ne jo më pak”. Në fund: “Është një nga ndeshjet më të rëndësishme. Duhet të japim 100% dhe të mendojmë vetëm për ne”.
The post Donnarumma: Kemi humbur dy Botërorë, vetëm ne e dimë sa shumë na ka rënduar appeared first on Telesport.









