Zanetti mbështet Italinë: Jemi të gjithë me Gattuson, komplimente për Dzekon

Zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti, foli për “SportMediaset” në prag të finales së “play off”-it mes Italisë dhe Bosnjës, për një vend në Botërorin 2026. Ai shprehu hapur mbështetjen për trajnerin axurr: “Jemi të gjithë me Rino, ky është hapi i fundit drejt Botërorit. Duhet personalitet i madh, do të jetë e vështirë, por Italia ka lojtarë që mund të bëjnë mirë”.

I pyetur për Pio Esposito dhe përballjen me Dzeko, argjentinasi u përgjigj: “Do të bëjmë tifo jo vetëm për Pio Esposito, por për të gjithë lojtarët në fushë. Dzeko është një sulmues shumë i madh, tregon se ende ka pasion. I bëj komplimente sepse nuk është e lehtë që në moshën 40-vjeçare të luash ende në këtë nivel”.

Zanetti theksoi përvojën dhe cilësinë e italianëve, por nuk kurseu vlerësimet për Dzekon, duke nënvizuar respektin për karrierën dhe vazhdimësinë e tij në nivele të larta.

 

The post Zanetti mbështet Italinë: Jemi të gjithë me Gattuson, komplimente për Dzekon appeared first on Telesport.