Trajneri i Bosnje-Hercegovinës: Totti thotë ‘fitore ose vdekje’? Për ne është më e rëndësishme se kaq…

Para ndeshjes vendimtare Bosnje-Itali në Zenicë, trajneri Sergej Barbarez u shpreh për mediat nga selia e Federatës Boshnjake të Futbollit: “Gjendja fizike? Të gjithë janë mirë, përveç trajnerit që ka humbur zërin. Kemi pasur kohë të rikuperojmë, ndeshja me Uellsin ishte e vështirë dhe jemi të kënaqur. Shpresojmë të qëndrojmë deri në fund”.

Për pretendimet italiane se loja e tyre është e ngadaltë, Barbarez tha: “Përgatitja për ndeshjen përfshin edhe analizën e lojës. Nuk ka rëndësi kush thotë çfarë, por si janë lojtarët e mi dhe si do të luajmë nesër”. Ai komentoi diferencën mes vetes si lojtar dhe trajner: “Ndeshja ndaj Danimarkës ishte emocionale dhe bëmë gabimin më të madh, tani jemi më të zgjuar”.

Duke iu referuar deklaratës së Tottit “fitore ose vdekje”, Barbarez tha: “Ka shumë emocione për Italinë, por edhe për ne, madje për vendin tonë ndoshta më shumë”. Ai vuri theksin te shpejtësia, që është përmirësuar: “Pa ritëm dhe vrapim, kombëtarja e vogël nuk mund të ecë përpara. Disa lojtarë pësuan krampa, por nuk dolën nga loja”.

 

The post Trajneri i Bosnje-Hercegovinës: Totti thotë ‘fitore ose vdekje’? Për ne është më e rëndësishme se kaq… appeared first on Telesport.