Slot: Ai është jetik për Liverpool, ne duam që ai të qëndrojë edhe sezonin tjetër

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka zbuluar dëshirën e tij për ta mbajtur Ibrahima Konate në klub, duke e quajtur mbrojtësin jetik për planet e tij.

Kontrata e mbrojtësit francez skadon në fund të sezonit, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për një zgjatje, pavarësisht se Slot konfirmoi se bisedimet janë duke u zhvilluar.

Është po aq mirë dhe ne formë sa edhe Virgil van Dijk“, tha Slot për formën e Konate.

Ai ka pasur një periudhë shumë të mirë kohët e fundit. Pati shumë ndeshje të mira në fillim të sezonit, por më pas ai ishte gjithashtu pjesë e arsyes pse pësuam një gol”, shtoi Slot.

Performancat e tij të përgjithshme ishin të mira, por më pas një gabim i vogël që bëri çoi menjëherë në një gol dhe kështu u gjykua ndryshe. Por ai po ka një partneritet shumë të mirë me Virgil që kur kam qenë këtu dhe, ashtu si Virgil, ai ka qenë gjithmonë në formë”, deklaroi trajneri holandez.

Më tej, Slot tha: “Ata të dy janë jetikë për ne, jo vetëm për shkak të cilësisë që kanë, por edhe për shkak të mungesës së opsioneve që kemi pas. Jemi në bisedime me të, kështu që kjo tregon se çfarë duam”.

“Është e qartë se do të donim që ai të qëndronte, por negociatat janë duke vazhduar, kështu që le të shohim se ku do të përfundojnë këto. Nuk do të ishim në negociata nëse nuk do të donim që ai të qëndronte”, përfundoi Slot.

The post Slot: Ai është jetik për Liverpool, ne duam që ai të qëndrojë edhe sezonin tjetër appeared first on Telesport.