Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes vendimtare me Turqinë, duke theksuar rëndësinë e fitores dhe jo golat personalë. Ai ndau emocionet dhe besimin te suksesi i dardanëve në këtë moment historik: “Gjithmonë them se nuk më intereson të shënoj shumë gola, përderisa fiton ekipi.
Nuk më intereson aspak, shpresoj që edhe nesër të mos shënoj, por vetëm të fitojmë… Jo vetëm për mua, por për të gjithë Kosovën, pas Pavarësisë mund të jetë lumturia më e madhe e shtetit tonë. Nesër besoj fuqishëm në fitore, shpresojmë ta arrijmë suksesin.
Emocionalisht po ndihem ndryshe, jam formuar si futbollist atje, kam shumë respekt për përfaqësuesen e Turqisë, por nesër është ndryshe, sepse luaj për kombëtaren. Vazhdoj t’i respektoj kundërshtarët, por do të bëj çmos që të kualifikohemi si shtet në Kupën e Botës.
Kemi përvojë në ndeshje si kjo. Jam krenar që luaj si kapiten i këtij ekipi në finalen historike për Kosovën. Kemi atmosferë jashtëzakonisht të mirë, të shkëlqyer. Nesër shpresojmë shumë te suksesi”.
The post Muriqi para “finales” me Turqinë: Nuk më intereson të shënoj, rëndësi ka të shkojmë në Botëror appeared first on Telesport.









