Kosova përgatitet për ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj, ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri”, që vendos se cila skuadër do të luajë në Botërorin 2026. Trajneri Franco Foda foli në konferencën për shtyp mbi pritshmëritë, strategjinë dhe entuziazmin që mbizotëron para sfidës vendimtare:
“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë, ka lojtarë individualë si Yildiz, Guler, Çalhanoglu. Ka shumë lojtarë kualitativë, por edhe ne kemi kualitet. Shanset janë 50-50, do të bëjmë të pamundurën, do të japim gjithçka që ta fitojmë ndeshjen.
Nuk mund të bëj parashikim sa do të zgjasë loja nesër. Ka mundësi të shkojë në 120 minuta dhe të ketë penallti. E rëndësishme është se jemi të përgatitur për të gjithë skenarët.
Nuk do ta zbuloj sot taktikën. E njohim anën e fortë, por edhe dobësitë e Turqisë. E rëndësishme është që të jemi kompaktë dhe kur ta kemi topin të kthehemi menjëherë në kundërsulm.
Padyshim që vërehet që kemi të bëjmë me një ngjarje shumë të rëndësishme. Më duket mirë që ka eufori, por me rëndësi është ta mbajmë kokën të qetë dhe t’i përmbahemi planit të lojës.
Është dallim shumë i madh arritja në Europian me Austrinë dhe kjo. Kur mora drejtimin e Kosovës, synimi ishte kualifikimi në Europian. Sidoqoftë, zhvillimet e fundit kanë bërë që të jemi në prag të Botërorit. Do të jetë diçka shumë e madhe për karrierën time.
Në kualifuese kemi pranuar pak gola. Nesër duhet të qëndrojmë kompaktë, të përmirësojmë mbrojtjen dhe menjëherë të hidhemi në kundërsulme. E rëndësishme është që luajmë në vendin tonë, duhet ta kërkojmë suksesin”.
The post Foda paralajmëron Turqinë: Shanset janë 50-50, do të japim gjithçka për Botërorin appeared first on Telesport.









