Dyshohet për të shtëna me armë zjarri afër komunës në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar afër komunës së Prishtinës, në lagjen Arbëria.

Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se prezent janë edhe policia e Kosovës, ndërsa lokacioni është rrethuar me shirita.

Akoma nuk dihen rrethanat dhe detaje të tjera nga incidenti.