Batistuta shokon me deklaratën: I kërkova doktorit të ma priste këmbën fare, s’duroja dot më nga dhimbjet

Gabriel Batistuta ka folur hapur për dëmtimin e kyçit të këmbës: “Gjithmonë vuaja. Isha shumë i fortë, por kockat e mia jo. Edhe kur fillova të luaja, kisha dhimbje në kyç. Pastaj me goditjet dhe ndeshjet, dhimbja nuk pushonte kurrë. Nëse dëmtohesha në stërvitje të shtunën, luaja gjithsesi të dielën. Nuk ndaloja kurrë, vazhdova të lëndohesha”.

Rio Ferdinand e pyeti më tej, në podcast-in e tij: “Lexova diku që i ke thënë mjekut: ma prit fare këmbën…, a është e vërtetë?”

Batistuta u përgjigj: “Po, është e vërtetë. Thjesht nuk e doja më dhimbjen sepse ishte e padurueshme. Nuk mund të flija fare, çdo lëvizje e vogël e kyçit gjatë kthimit në shtrat më dhimbte shumë. Nuk doja ta ndjeja më atë dhimbje. Nuk kishte rëndësi nëse kisha dy këmbë apo proteza, ishte vuajtje e tmerrshme. Futbolli më dha shumë…, por gjithashtu më mori shumë”.

The post Batistuta shokon me deklaratën: I kërkova doktorit të ma priste këmbën fare, s’duroja dot më nga dhimbjet appeared first on Telesport.