Shqetësimet për dëmtimet tek Arsenalit po rriten dita-ditës, pasi Declan Rice, Bukayo Saka dhe Noni Madueke u tërhoqën të gjithë nga skuadra kombëtare e Anglisë. Ata nuk do të luajnë në miqësoren ndaj Japonisë.
Rice dhe Saka janë rikthyer menjëherë tek Arsenal në fundjavë për “vlerësim mjekësor”, ndërsa Madueke do t’u bashkohet atyre sot. Ai u largua nga fusha të premten pas barazimit 1-1 me Uruguaj për shkak të një shtrëngimi në gju.
Kjo shton shqetësimin në rritje për lëndime rreth skuadrës së Arsenal, pasi gjashtë lojtarë u tërhoqën më herët nga skuadrat kombëtare në fillim të javës së kaluar.
Eberechi Eze, William Saliba, Leandro Trossard, Martin Odegaard, Gabriel Magalhaes dhe Jurrien Timber të gjithë u tërhoqën nga detyra ndërkombëtare, ndërsa Mikel Merino është një mungesë afatgjatë për Gunners.
Edhe Piero Hincapie është larguar nga skuadra e Ekuadorit dhe do të kthehet në Londër për trajtim pasi i është nënshtruar testeve mjekësore pas miqësores të së premtes kundër Marokut. Ai u tërhoq nga fusha në minutën e 72-të.
Lajm i keq edhe për Martin Zubimendi dhe Spanjën. Mesfushori 27-vjeçar është larguar nga kampi stërvitor i ekipit kombëtar për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë dhe nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Egjiptit të marten.
Tani “topçinjtë” po dridhen. Mikel Arteta dhe lojtarët e tij janë ende në garë në tre fronte: FA Cup, Champions League dhe Premier League, pasi humbën finalen e Carabao Cup.
The post Panik tek Arsenal: Pesë dëmtime të tjera brenda 48 orëve, shkon në 11 numri i lënduarve nga kombëtaret appeared first on Telesport.










