Intervistohet i dyshuari për shembjen e dheut në një rrugë të Prishtinës

Të dielën rreth orës 15:00 është shembur rruga “Malush Kosova”, në Prishtinë, duke e bërë të vështirë qarkullimin për qytetarët në atë zonë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se kjo ngjarje është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin në cilësin e të dyshuarit është intervistuar një i dyshuar.

“Prishtinë 29.03.2026, 15:00. Është raportuar për shembje të dheut, ku si pasojë rruga është bërë e pakalueshme. Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.