Banorët e Rugovës janë të pakënaqur me vendimin e ministres së Mjedisit, Fitore Pacolli,për ndalimin e çdo lloj aktiviteti ndërtimor pa leje brenda Parqeve Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri” në Kosovë.
Madje të shtunën ata protestuan zëshëm kundër këtij vendimi.
Në një intervistë për Klan Kosovën, Veton Mujaj, aktivist i shoqërisë civile tregoi se çfarë ka biseduar ai me ministren Pacolli.
“Ne e dimë që ky vendim është i gabuar, për shkak që ndalon qarkullimin e mallrave dhe mjeteve që praktikisht është e ndaluar edhe me Kushtetutë, përderisa nuk ka një ligj të veçantë. Unë kam tentuar me çdo kusht që të gjej një kontakt me ministren, që t’i tregoj shqetësimet e banorëve”, u shpreh Mujaj.
Ai shtoi se banorët janë të organizuar dhe nuk do ta lejojnë që ky vendim të hyjë në fuqi.










