E vërteta për Bastonin te Barcelona, mes interesit spanjoll dhe qëndrimit real të Interit

Për Alessandro Bastonin kanë qenë javë të trazuara, për të mos thënë muaj. Nga rasti “Kalulu” dhe fishkëllimat në stadiume, te dëmtimi në derbi, që e la jashtë në momente kyçe të garës për titull me Interin, rikthimi me Italinë dhe tani zërat gjithnjë e më të fortë të merkatos.

A ka thënë “po” për Barcelonën? Nga Spanja është përhapur lajmi i një marrëveshjeje, por realiteti është ndryshe. Interesi i katalanasve është i njohur, sidomos për vlerësimin e drejtorit sportiv Deco, por mbrojtësi vetëm ka pranuar të dëgjojë, pa kërkuar largimin nga Interi.

Klubi zikaltër, nga ana e tij, do ta konsideronte shitjen vetëm për një ofertë të rëndësishme, por do ta mbante me të njëjtën bindje nëse lojtari zgjedh të qëndrojë. Barcelona nuk ka bërë ende ofertë zyrtare dhe 50-60 milionë euro, edhe me përfshirje lojtarësh si Gerard Martin, nuk mjaftojnë. Interi kërkon të paktën 70 milionë euro “cash”.

The post E vërteta për Bastonin te Barcelona, mes interesit spanjoll dhe qëndrimit real të Interit appeared first on Telesport.