Pengesa e fundit drejt Botërorit për Italinë quhet Bosnja, kombëtare krenare dhe përfaqësuese e një populli me histori të pasur, por skuadër që në letër është dukshëm inferiore ndaj axurrëve. Këtë e dëshmon edhe vlera e kartonëve të lojtarëve që përbëjnë dy kombëtaret në fjalë. E gjithë përfaqësuesja e Bosnjës, e përbërë nga 24 lojtarë, vlen rreth 120 milionë euro, sipas vlerësimeve të “Transfermarkt”.
Kjo shifër përkon pikërisht me vlerën e dy lojtarëve të Italisë, Alessandro Bastoni dhe Federico Dimarco, të cilët së bashku kushtojnë sa e gjithë skuadra boshnjake (70 milionë plus 50 milionë). Diferenca në cilësi dhe në vlerë ekonomike nxjerr në pah avantazhin e dukshëm të Italisë në këtë përballje vendimtare.
Megjithatë, historia e futbollit ka treguar shpesh se shifrat nuk janë gjithmonë vendimtare në fushë, ndaj Bosnja mbetet kundërshtar për t’u marrë seriozisht.
The post Italia, 120 milionë arsye për të besuar. Kombëtarja boshnjake vlen sa Bastoni-Dimarco appeared first on Telesport.










