Ditën e nesërme, Turqia do të mbërrijë në Prishtinë, për sfidën finale të së martës naj Kosovës, ku fituesi do të shkojë në Botëror.
Në programin zyrtar të publikuar nga Federata Turke, vihet re se turqit kanë vendosur të mos kryejnë asnjë seancë stërvitore në “Fadil Vokrri”, rutinë e të gjitha ekipeve një ditë para ndeshjes.
Turqia do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore nesër paraditë në vendin e vet dhe më pas do të udhëtojë drejt Prishtinës. Në orën 18:00, lojtarët do të dalin në fushën e “Fadil Vokrrit” thjesht për të bërë një ece dhe në 18:15, trajneri Vincenzo Montella bashkë me një nga lojtarët që me shumë mundësi do të jetë kapiteni, do të dalin në konferencën për shtyp.
The post Turqia me vendim befasues, nuk do të stërvitet në “Fadil Vokrri”. Zbulohet arsyeja appeared first on Telesport.










