Ish-sulmuesi i Udineses dhe Italisë, Antonio Di Natale, ka këshilluar Gennaro Gattuso-n, ta nisë me Francesco Pio Espositon si titullar në sulm, në ndeshjen finale ndaj Bosnje Hercegovinës, e cila do të luhet në Senica, të martën në mbrëmje dhe fituesi do të shkojë në Botëror.
“Gjëja e rëndësishme është që Italia të kthehet në Kupën e Botës. Gjithmonë do ta vendosja Pio Espositon në formacionin titullar”, tha Di Natale, në një intervistë të fundit gjatë një aktiviteti në Romë.
Kujtojmë se Italia ka dështuar në dy play-off-et e Kupës së Botës për vitet 2018 dhe 2022, dhe në rast se do të mungojë për herë të tretë rresht, do të ishte vërtet katastrofike.
I të njëjtit mendim është edhe ish-mesfushori i Milanit dhe Italisë, Alberico Evani. “Mund ta dallosh potencialin e tij dhe pavarësisht se është shumë i ri, ai po luan rregullisht për një klub të rëndësishëm si Interi pa vuajtur nga presioni. Ai mund të bëhet një lojtar i nivelit më të lartë”, tha Evani në një intervistë për “Tuttosport”.
The post Ish-sulmuesi këshillon Gattuso-n: Ndaj Bosnje-Hercegovinës, nise me Pio Esposito si titullar appeared first on Telesport.










