Pavarësisht formës së mirë që ka treguar Marcus Rashford, duke shënuar 10 gola dhe ka dhënë 13 asiste, te Barcelona sërish janë në mëdyshje nëse do të ushtrojnë të drejtën e blerjes përfundimtare të anësorit anglez në fund të këtij sezoni për 30 milionë euro.
Ndërkohë, interesi për Rashford nuk mungon edhe nga klubet e tjera të mëdha. “Mundo Deportivo” zbulon se Milan dhe PSG kanë shtuar interesimin ndaj anësorit anglez në ditët e fundit.
PSG i ka të gjitha mundësitë financiare për të blerë direkt në mënyrë përfundimtare kartonin e Rashford, ndërsa Milan preferon më shumë huazimin me të drejtë blerje, gjë që vështirë të pranohet nga Man. United.
Dëshira e vetë lojtarit është të qëndrojë te Barcelona, duke qenë se është përshtatur mjaft mirë që në sezonin e tij të parë. Problem mbetet paga e majme e sulmuesit dhe sigurisht shifra 30 milionë euro që kërkon Man. United.
The post Barcelona është me dy mendje për të, PSG dhe Milan interesohen për anësorin e katalanasve appeared first on Telesport.










