“Nëse dikush si Alexander Isak kushton 150 milionë euro, atëherë Harry Kane vlen 250 milionë euro”

Presidenti i nderit të Bayern Munich, Uli Hoeneß, në një intervistë të fundit për “Kicker”, ndër të tjera u ndal edhe te vlera e Harry Kane në tregun e sotëm.

“Ishte paksa e rrezikshme të shpenzoja rreth 100 milionë euro për të në vitin 2023. Por, ai ka luajtur jashtëzakonisht mirë për ne vitet e fundit. Nëse marrim parasysh raportin çmim-performancë, do të thoja se sot vlen 150 milionë euro. Por kur sheh se Alexander Isak i Liverpool kushtoi 150 milionë euro, atëherë Harry Kane vlen 250 milionë euro”, tha Hoeneß.

Kujtojmë se Harry Kane ka dhe një vit tjetër kontratë me Bayern Munich, por ka një klauzolë që lejon largimin e tij që këtë verë. Megjithatë te Bayern po punojnë për të rinovuar përtej 2027-ës me sulmuesin anglez.

The post “Nëse dikush si Alexander Isak kushton 150 milionë euro, atëherë Harry Kane vlen 250 milionë euro” appeared first on Telesport.