Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë

Një situatë e rrezikshme është krijuar në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë, ku një pjesë e konsiderueshme e asfaltit është shembur, duke krijuar një gropë të thellë në mes të rrugës.

Siç shihet pamje, rruga është dëmtuar rëndë përgjatë një segmenti të saj, ndërsa poshtë saj duken tubacione dhe instalime të tjera infrastrukturore të ekspozuara.

Dheu ka rrëshqitur duke lënë një hapësirë të madhe bosh që paraqet rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.