Një nga objektivat kryesor që ka Inter për merkaton e verës së ardhshme është transferimi i Manu Kone, mesfushorit francez i cili po shkëlqen te Roma, duke zgjuar interesin e zikaltërve dhe klubeve të tjera të mëdha.
“La Gazzetta dello Sport” zbulon se Inter është i gatshëm të shpenzojë deri në 50 milionë euro për mesfushorin 24-vjeçar, por për të mos paguar direkt këtë shifër do të përfshijë në operacion edhe Davide Frattesi.
Mesfushori italian po luan një rol dytësor tek Inter dhe është në kërkim të një aventure të re, ku të ketë mundësinë të jetë protagonist. Vlera e tij në treg llogaritet te 20-22 milionë euro.
Por, Inter nuk do ta ketë edhe aq të lehtë garën për transferimin e Kone. Së pari, Roma do rezistojë sa më gjatë për të mbajtur në ekip Kone, i cili është një shtyllë e rëndësishme e vërdhekuqve. Kontrata e tij me klubin kryeqytetas skadon në vitin 2029.
Së dyti, përveç Interit, për francezin ka një interes të madh nga disa klube të Premier League si Tottenham, Aston Villa dhe West Ham, të cilat në krahasim me klubin zikaltër, nuk do ta kishin problem të paguanin direkt 50 milionë euro për një lojtar si Kone.
The post Inter sakrifikon Frattesi-n, plus miliona euroa për yllin francez appeared first on Telesport.









