“Hajnia” del të jetë qëllimi kryesor që fshihet pas ekspozitës së Shkëlzen Gashit, sipas gazetarit dhe analistit Vehbi Kajtazi.
“Shkelzen Gashi nuk ka pasur qëllim pasqyrimin e fatit tragjik të viktimave të luftës të vrarë nga Serbia. Ka pasur qëllim zhvatjen e një fondi në emër të viktimave”, thuhet në postimin e Kajtazit në Facebook.
Analisti politik ka thënë se financimi i Qeverisë Kurti për një ekspozitë të tillë ka pasur për qëllim vetëm financimin e njëri prej anëtarëve të ‘regjimit’.
Sipas Kajtazit, i gjithë qëllimi i ekspozitës ka qenë hajnia.
“Regjimi i Kurtit nuk e ka financuar ekspozitën e turpshme për hirë të viktimave. Ka pasur qëllim financimin e njërit prej anëtarëve të regjimit, por ky financim të dukej historik, human, kombëtar. Qëllimi ka qenë hajnia. Prandaj hajnia e tyre është më e turpshmja e mundshme. Këtë formë financimi dhe hajnie e ka ndjekur prej fillimit regjimi i Albin Kurtit”, ka thënë në reagimin e tij Kajtazi.
Ai ka përmendur edhe disa raste tjera ku sipas tij Qeveria e drejtuar nga Kurti ka përfituar në emër të parave publike.
“E kane financuar Gani Jakupin, gjoja për lobim. I kanë vjedh paratë e buxhetit. I kanë financuar OJQ-të e lidhura me ta. Kanë ndarë donacione dhe subvencione sipas këtij modeli. E kanë financuar Vudi Xhymshytin dhe Sadri Ramabajën në këtë mënyrë. Pra, me para të shtetit financojnë projekte të turpshme, të dëmshme dhe të dënueshme. Regjimi u kap duke financuar projekte antikombetare. Prandaj regjimi hesht”.
“Kjo ekspozitë, që u largua me vendim të kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama, duhet të vendoset diku si ekspozitë e përhershme e turpit të regjimit të Kurtit. E turpit të hajnisë. Mbase të vendoset para qeverisë, për aq kohë sa brenda objektit të saj ndodhet Albin Kurti”, ka thënë Kajtazi.









