Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot në orën 10:00 do të organizojnë një aksion për heqjen e tabelës së vendosur në sheshin qendror të Prishtinës për masakrat e ndodhura në Kosovë.
Kjo pasi në ekspozitë janë evidentuar gabime të shumta dhe pasaktësi.
“Ju njoftojmë se sot, me datë 28.03.2026, duke filluar nga ora 10:00, ekipet e Kryeqytetit do të ndërmarrin aksionin për heqjen e tabelës së ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”.Ky veprim vjen pas vendimit të Kryetarit të Kryeqytetit z. Përparim Rama, për pezullimin e lejes së ekspozimit, për shkak të pasaktësive të evidentuara në përmbajtjen e ekspozitës”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë ekspozitë ka reaguar edhe kreu i Komunës, Perparim Rama, duke deklaruar se s’ka vend në kryeqytet një ekspozitë e tillë me gabime.










