Sfida ndaj Italisë do të jetë si “një ngjarje historike”. Fjalët janë të Miralem Pjanić. Ish-mesfushori i Juventusit dhe Romës foli për “Gazzetta dello Sport” mbi ndeshjen që do të luhet në Zenicë të martën e ardhshme dhe që vlen kualifikimin në Botërorin e kësaj vere, i cili do të luhet në SHBA, Kanada dhe Meksikë: “Bosnja do të mbajë frymën për disa orë, 3 milionë njerëz do ta shtyjnë fort përpara ekipin tonë. Do të jetë një atmosferë e paparë në stadium. Do të mbeteni të shokuar nga pasioni ynë”.
“Në Zenicë do të ndezim zjarrin, – vazhdoi ai. – Nuk do të jetë e këndshme për italianët të jenë aty, më besoni. I kam parë lojtarët të motivuar dhe të sigurt. Për 90 minuta, ndoshta edhe më shumë, nuk do të jetë thjesht një ndeshje futbolli, por betejë e ndezur sportive”.
Më pas komentoi festimin e disa lojtarëve italianë, pas eliminimit të Uellsit nga Bosnja me penallti: “Sinqerisht nuk e kuptoj pse…, Bosnja i pret me krahë hapur (qesh). Italia është Italia dhe e respektojmë shumë, por duhet personalitet për të fituar në një ambient të tmerrshëm si Zenica”.
The post Pjanić paralajmëron Italinë: Do të luani në Zenicë, në një ambient të tmerrshëm për çdo kundërshtar appeared first on Telesport.










