Nico Paz, perlë nga goditja e dënimit: Golin e parë me Argjentinën e kam ëndërruar gjithë jetën

Jo vetëm goli i parë me fanellën e Argjentinës, por edhe një kujtim i paharrueshëm për gjithë jetën. Harku i bukur që vizatoi Nico Paz nga goditja e dënimit me të majtën bëri që ta duartrokiste edhe Lionel Messi, i ulur në stol duke admiruar kryeveprën e numrit 10 të Comos në miqësoren ndaj Mauritanisë, e fituar 2-1 mbrëmjen e kaluar.

Titullar dhe gol në “Bombonera”, 21-vjeçari i Cesc Fabregas luajti vetëm 45 minutat e para, por festoi rrjetën e parë me kombëtaren e madhe. Një perlë për të cilën Spanja do të pendohet, pasi Nico Paz ka lindur në Tenerife, por zgjodhi të ndjekë gjurmët e babait Pablo në Argjentinën e Messit. Një e majtë perfekte, me Romero dhe Nico Gonzalez që u hapën sipas skemës për t’i lënë hapësirë topit të Paz të përfundonte në rrjetë. Një mënyrë e mirë për ta bindur trajnerin Scaloni për Botërorin.

Në fund ai tha: “Goli i parë me kombëtaren është diçka që nuk harrohet kurrë. E kam ëndërruar gjithë jetën dhe sot u bë realitet. Kam parë gjithmonë golat e Messit…, jam shumë i lumtur që shënova”. Për Botërorin: “Nuk mendoj, punoj çdo ditë dhe, nëse ndihem gati, do të jem në dispozicion”.

 

The post Nico Paz, perlë nga goditja e dënimit: Golin e parë me Argjentinën e kam ëndërruar gjithë jetën appeared first on Telesport.