Vëllai sulmoi fizikisht motrën në Podujevë, dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunë në Podujevë.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 14:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.