Futbollisti legjendar përfshihet në një aksident të rëndë

Sulmuesi legjendar i Newcastle dhe i Anglisë, Alan Shearer, i habiti ndjekësit e tij duke postuar foto nga pasojat e një incidenti të pakëndshëm rrugor.

Ish-futbollisti 55-vjeçar, i cili është bërë një çiklist i apasionuar vitet e fundit, u përfshi në një aksident gjatë një prej xhirove të tij të rregullta. Përplasja u shkaktua nga një gropë e thellë në rrugë, të cilën Shearer e goditi me shpejtësi dhe nuk ishte në gjendje të mbante ekuilibrin.

Në fotot e shpërndara në rrjetet sociale nga ana e komentatorit 55-vjeçar të BBC-së, shihen gërvishtje dhe prerje të shumta në krahë dhe këmbë. Goditja ishte e fortë, duke lënë shenja të dukshme nga kontakti me asfaltin.

Vetë Shearer komentoi shkurtimisht incidentin, duke ruajtur sensin e tij karakteristik të humorit: Auç. Gropa dhe biçikleta – një kombinim i dhimbshëm”, shkroi Shearer. /Klankosova.tv