Finalja e Ligës së Kampionëve do të fillojë në orar të pazakonshëm

Finalja e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve do të startojë në orën 18:00, dhe jo siç jemi mësuar në 21:00.

UEFA ka sqaruar se ndryshimi i orarit do ta lehtësojë ardhjen në stadium të tifozëve mysafirë, falë një pranie më të madhe të transportit publik. I njëjti arsyetim vlen edhe për udhëtimin e kthimit nëpër shtëpi.

Budapesti, si qytet pritës, do të përfitojë ekonomikisht, pasi festimet do të fillojnë më herët dhe lokalet do të jenë ende të hapura.

Për më tepër, një orar i tillë i përshtatet më lehtë publikut ndërkombëtar, i cili mund të pengohet nga diferencat e zonave kohore.

Një finale në orën 18:00 është një risi absolute për Ligën e Kampionëve, por jo për kompeticionin në një kuptim më të gjerë: Kupa e Kampionëve, dhe në përgjithësi finalet e garave evropiane, në të kaluarën janë zhvilluar shpesh edhe pasdite. /Klankosova.tv