Këngëtarja Era Istrefi ka rrëfyer një periudhë të vështirë në karrierën e saj gjatë një interviste me Arbana Osmani. Ajo tregoi se në moshën 21-vjeçare kishte nënshkruar një kontratë që nuk e kishte kuptuar mirë.
Sipas saj, marrëveshja e ndalonte të këndonte në gjuhën shqipe, duke i kufizuar lirinë artistike dhe duke e larguar nga identiteti i saj.
Këtë periudhë, Era e përshkroi si “burgim artistik”, pasi u detyrua të ndiqte një drejtim që nuk përfaqësonte stilin dhe dëshirat e saj.










