Calhanoglu pëson lëndim me Turqinë, në dyshim për Turqinë dhe Interin

Mesfushori i Turqisë dhe Interit, Hakan Çalhanoğlu, ka pësuar një shqetësim gjatë ndeshjes së kombëtares së Turqisë, në fitoren prej 1-0 ndaj Rumanisë të enjtën mbrëma.

Futbollisti turk u detyrua të largohet nga fusha gjatë takimit për shkak të një problemi në pulpën e majtë. Situata ka ngritur shqetësime te përfaqësuesja e Turqisë dhe klubit Inter, që mund të mbetet pa një nga lojtarët kyç në mesfushë.

Sipas raportimeve, gjendja e Çalhanoğlu do të vlerësohet në ditët në vijim për të kuptuar shkallën e lëndimit dhe kohën e rikuperimit. Për momentin, mbetet e paqartë nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjet e radhës ndaj Kosovës dhe klubin italian. /Klankosova.tv