Gjatë ditës së djeshme u sulmua një grua nga disa të rinj të qytetin e Lipjanit, pas disa deklarimeve anonime se ajo paraqiste rrezik për shoqërinë, më saktësisht përshkruhej si “kidnapuese e fëmijëve”.
Bile për të u alarmua se personi që u sulmua po kidnaponte fëmijët në rrugë.
Me rastin u tha se po merret edhe policia, ndërkaq këta të fundit janë deklaruar se nuk është adresuar asnjë ankesë nga gruaja që flitet se i takon komunitetit romë, dhe është kthyer nga Belgjika.
Ballkani.info ka biseduar me disa pronarë të lokaleve afariste në Lipjan, të cilët në mënyrë anonime thanë se gruaja nuk kishte ndonjë paraqitje të dyshimtë në rrugë.
Ajo, thanë se fliste vetëm gjuhën gjermane, dhe nëpër “Internet caffe” të Lipjanit u lidhte me kamerë ‘live’ me disa njerëz që fliste herë gjermanisht e herë anglisht.
Makiato e vogël e hamburger ishin pijet dhe ushqimet me të preferuara të saj, sipas disa kamerierëve që i shërbenin asaj në raste të shpeshta.
Edhe një pronar i një dyqani të këpucëve në Lipjan, e njeh më për së afërmi gruan e linçuar që më pas u sulmua nga disa persona të panjohur.
“Vinte shpesh në dyqan dhe blinte këpucë, e rrallë herë vetëm vinte të shikonte modelet e tyre, ka qenë grua e qetë dhe nuk fliste shumë”, u shpreh për Ballkani.info pronari i dyqanit.
Personat që e njohën gruan që u tha se u riatdhesua u deklaruan se ndiejnë keqardhje për sulmin që iu bë asaj të mërkurën në Lipjan.