Brazili humb ndaj Francës me 10 lojtarë, tifozët bërtasin në kor: Neymar, Neymar…

Ndërsa Franca dominoi miqësoren ndaj Brazilit, duke fituar 2-1 (pavarësisht inferioritetit numerik për 40 minuta), tifozët brazilianë në “Gillette Stadium” u dëgjuan qartë: “Neymar, Neymar”. Pra, ata kërkojnë rikthimin e yllit të Santosit, ende i papërfshirë në kombëtare më pak se tre muaj nga Botërori 2026.

Carlo Ancelotti shpjegoi se mungesa nuk lidhet me arsye teknike, por fizike: “Me topin, Neymar është shumë i mirë. Problemi mbetet forma e tij fizike, nuk është në 100%. Duhet ta vëzhgojmë dhe vlerësojmë, le të presim evoluimin e tij”.

Brazili aktivizoi Raphinha, Vinicius Jr, Casemiro dhe Marquinhos, por trajneri nuk deshi ta rrezikojë Neymar, i cili nuk luan me kombëtaren që nga tetori 2023 për shkak dëmtimesh. Vetë sulmuesi u shpreh: “Nuk u grumbullova, jam i zhgënjyer, por vazhdoj të punoj çdo ditë. Objektivi mbetet Botërori dhe lista është ende e hapur”. Edhe Kylian Mbappé shtoi: “Neymar bën diferencën, jam i sigurt se do të përgatitet për Botërorin”.

The post Brazili humb ndaj Francës me 10 lojtarë, tifozët bërtasin në kor: Neymar, Neymar… appeared first on Telesport.