Turqia siguroi fitore të rëndësishme ndaj Rumanisë (1-0) dhe tashgmë pret finalen e “play off”-it të Botërorit, ku do të përballet me Kosovën. Ndër protagonistët ishte Kenan Yıldız, i cili analizoi ndeshjen duke theksuar vështirësitë, sidomos në pjesën e parë. “Në pjesën e parë nuk arritëm të shënonim. Kisha tre lojtarë mbi vete, – shpjegoi sulmuesi turk, duke vënë në dukje vëmendjen e madhe mbrojtëse ndaj tij. – Në pjesën e dytë gjetëm golin dhe loja u përmirësua”.
Yıldız vlerësoi grupin dhe frymën kolektive që solli rezultatin: “Jam shumë krenar për këtë skuadër, jemi një grup vërtet i fortë”. Lojtari i Juventusit theksoi edhe vështirësinë e sfidës: “Ishte një ndeshje e komplikuar kundër një kundërshtari të fortë fizikisht”.
Tani fokusi kalon te finalja vendimtare për Botërorin: “Do të japim maksimumin në ndeshjen e radhës, pasi të përgatitemi mirë dhe të rikuperojmë energjitë”.

The post Turqia në finalen e “play-off”, Yildız: Krenar për grupin, tani mendojmë Kosovën appeared first on Telesport.










