Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete në rrugë një person në Prizren.
Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë:
Prizren / 26.03.2026 – NN. Është gjetur pa shenja jete në rrugë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.










